Në tri ditët e para të javës: E hënë, e martë dhe e mërkure pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rrebesh shumë të izoluar shiu me ndonjë bubullimë, kryesisht në jug të Shqipërisë.
Të enjtën dhe të premtën pritet të kemi destabilizim të motit, me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe reshje shiu.
Të premtën priten edhe ulje të temperaturave. Nga fundjava përsëri stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave./Meteoballkan