fbpx

A rrezikohet Kosova nga tërmetet? Flet drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa

nga Revista Kosovarja

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka folut rreth rrezikut të goditjeve të tërmeteve në vend.

“Ditëve të fundit kishte disa tërmete, sidomos zonë më e prekur ishte Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Brenda këtyre shtatë-tetë ditëve në Kosovë ndodhën afër tetë tërmete, por me një intensitet shumë të ulët, fatmirësisht nga njeriu nuk ndihet, vetëm ata që jetojnë në ndërtesa shumë të larta”, u shpreh ai.

Ai shton se Kosova, fatkeqësisht është zonë sizmike, transmeton Klankosova.

“I tërë territori i Kosovës është mbi 0.13 nxitimi, ku zonë sizmike quhet çdo zonë që është mbi 0.08. Kështu zonat sizmike janë Istogu, Pejë, Prizren, Gjakovë”, u shpreh Mustafa.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]