76
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është deklaruar pas intervistimit në prokurori për deklaratat e dhënë për rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.
Abazi nuk ka dhënë detaje për atë se çka ka deklaruar brenda prokurorisë.
Por ka përdorur një shprehje që sipas tij e përshkruan situatën, e që të lë të kuptohet se fjalën e ka për kryeministrin Kurti.
“Kur hynë palaçoja në pallat mbretëror nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkus”, ka thënë ai përcjell Insajderi.