fbpx

Abbott në takim lamtumirës te kreu i PDK’së Memli Krasniqi

nga Revista Kosovarja

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ëshë në përfundim të detyrës dhe po zhvillon takime lamtumirës.

Ai është takuar të hënën me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Përmes një potimi në Facebook, Abbot ka thënë se me Krasniqin kanë folur një mori temash për çështjen e perspektivës së Kosovës.

“Kam takuar edhe Memli Krasniqin, për të diskutuar aspekte të ndryshme të ekonomisë së Kosovës, perspektivën e saj euroatlantike dhe rëndësinë e këtyre çështjeve për të ardhmen e Kosovës. Unë jam mirënjohës për njohuritë e Memlit bazuar në përvojën e tij të gjerë të qeverisjes”, ka thënë ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]