fbpx

Abdixhiku: Do t’u japim familjeve kosovare Republikën që e meritojnë, s’mund t’i humbasim edhe 4 vite tjera me këtë Qeveri

nga Revista Kosovarja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pohon se vendi nuk mund t’i humbasë edhe katër vite, sikurse këto të shkuarat. Ai tha se partia e tij ka vizion të qartë se si ta dërgojë Kosovën para si dhe u premton qytetarëve që do t’u jap Republikën që e meritojnë.

Abdixhiku zotohet se do ta ndërtojnë një “Kosovë të fortë me ekonomi të fortë e me dyer të hapura për investime e investitorë”.

“Ç’është e vërteta, gjithandej Kosovës – për të parë pasurinë e vërtetë të një partie politike – dyert e familjeve kosovare për Lidhjen Demokratike të Kosovës janë gjithmonë të hapura”, shprehet Abdixhiku krahas videos së publikuar.

Ai përmend faktin që çmimet janë rritur e pagat kanë mbetur të ulëta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]