fbpx

Abdixhiku: E paramendojeni si do të sillet kur ta merr pushtetin

nga Revista Kosovarja

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, i ka thënë se Albin Kurti, kryetari i LVV-së është duke shfaqur sjellje të arrogancës me mos praninë e tij në intervista në media.

“Kjo është një sjellje e arrogancës që është krijuar prej profecie vetëpërmbushëse. Fillimisht nëpërmjet percepsionit që do të jenë të fuqishëm dhe e dyta nëpërmjet paraqitjes së tillë dhe një besimi artificial që e krijojnë. Por shqetësuese është arroganca. Pra, nëse dikush sillet me kaq arrogancë ende pa e marrë pushtetin paramendoni si do sillen kur e merr pushtetin”.

“Nëse dikush heziton të shpalosë programin e vetë, idetë e veta, punët e veta dhe janë pyetje shumë legjitime dhe të rënda: duhet të na tregojë çka do të ndodh me dialogun, çfarë do të ndodh në kërkesën e Washingtonit”,ka thënë Abdixhiku.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]