fbpx

Abdixhiku ia kujton me video Kurtit dy premtime të mëdha që i kishte bërë për sportin: U tha, s’u bë – ndryshimi po vjen

nga Revista Kosovarja

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video ku kryeministri Kurti dëgjohet duke dhënë premtime për qendër multifunksionale me stadiumin nacional si pjesë të saj dhe programin intensiv për të mbështetur shkollat e sportit.

“Para të gjithë sportistëve dhe sportdashësve të Republikës, zotohem se do e trajtojmë sportin si prioritet shtetëror. Afër kryeqytetit do të ndërtojmë qendrën më të madhe multifunksionale, pjesë e së cilës do të jetë edhe stadiumi nacional si dhe një program intensiv për të mbështetur financiarisht shkollat e sportit, me theks edukimin sportive të moshave të hershme”, dëgjohet duke thënë Kurti.

Abdixhiku ka thënë që këto premtime të Kurtit nuk janë realizuar, derisa ka shtuar se ndryshimi është i domosdoshëm.

“Në këtë të diel sportive, le të kujtojmë çfarë u tha e çfarë s’u bë në sport! Ndryshimi, i domosdoshëm, po vjen!”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]