fbpx

Abdixhiku kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu: Përveçse të padijshëm, janë edhe të rrezikshëm

nga Revista Kosovarja

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Abdixhiku ka thënë se një ministre që cenon rendin kushtetues të Republikës, s’mund të sjellë politika të drejtësisë.

“Nga logjika e ‘vajit në tepsi’,
Tek sulmet ndaj rendit juridik.
Një Ministri e një ministre që cenon rendin kushtetues të Republikës, s’mund të sjellë politika të drejtësisë.

Ky është intepretimi i Gjyaktës më të lartë në vend – cenim i rendit kushtetues dhe rendit juridik.
Një ministre që në vend skuqjes e dorëheqjes sulmon Gjykatën Kushtetuese s’mund të jetë as bartëse e Ministrisë së Drejtësisë.

Çfarë shembulli drejtësie e barazie për qytetarët punëtorë e të drejtë?! Pse duhet të tjerët të respektojnë Gjykatat kur ato s’respektohen nga pushtetarët?
Këta kaq dinë, por megjithatë e duan diktatin më shumë. Po t’i lejonim dhe do të merrnin më shumë. Prandaj përveçse të padijshëm janë dhe të rrezikshëm.

Dorëheqja, si akt moral, është domosdoshmëri, e rendi kushtetues është i shenjtë – diçka që popullistët s’arrijnë ta kuptojnë asnjëherë.
Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë” shkruan Abdixhiku në reagim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]