Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të Vetëvendosjes që akuzojnë LDK-në për bashkëpunim të mundshëm me PDK-në dhe Listën Serbe, duke kritikuar në veçanti kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvalla.
Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, duke thënë se një shumicë qeverisëse do të ishte e mundur, por LDK-ja nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim.
“Me lejoni që të jem shumë i kujdesshëm, për të mos rënduar politikisht askënd. Por, besoj që figura të tilla, përveç që janë paedukatë në shumicën e rasteve, kanë edhe mungesë shumë të theksuar të inteligjencës, sepse s’kanë kuptim çka flasin. Se po të donte të bënë LDK-ja koalicion me PDK-në e Listën Serbe, siç na thuhet deri tani, ne çdo mundësi e kemi, sot i kemi 60 vota. Me Listën Serbe i bëjmë 69 vota”, në Debat Plus.
“A kanë thënë gjatë gjithë fushatës po këto figura, arsyeje se s’duhet ta votojmë LDK-në, është sepse “e rikthen Listën Serbe në Qeveri”. A do të mundim sot matematikisht, pa e rënduar shumë logjikën që LDK, PDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe t’i bënim 69 vota. Do të mundim ta kishim një qeveri me 69 vota”, ka thënë Abdixhiku.