fbpx

Abdixhiku: Ku jemi nisur e kah po shkojmë me këtë kryeministër

nga Revista Kosovarja

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë një reagim për zhvillimet në veri të vendit dhe për qëndrimin e SHBA-së ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë për t’i çuar kryetarët e rinj në objektet e komunave nën përcjelljen e policisë.

Abdixhiku thotë se moskoordinimi me SHBA-në është akt antishtetar.

Ai tutje ka pyetur Kurtin se kujt i shërben dhe kush përfiton kur Kosova ia dhuron Serbisë të gjithë aleatët .

Reagimi i plotë:

Moskoordinimi me aleatë – në veçanti me SHBA-të – është thejsht akt antishtetar.

Kujt i shërben kjo politikë?

Kujt i shërben një Kryeministër si ky?

Kush përfiton kur Kosova i dhuron Serbisë të gjithë aleatët e saj? Ky s’mund të jetë çmimi ynë.

Në mbështetje të plotë të djemve tanë me shërbim në veri. Në kërkesë të paalternativë për koordinim të ngushtë me aleatë. Politika e matur, politika me miq, është rruga e vetme e Kosovës. Gjithçka tjetër çon në theqafje; ku dhe jemi nisur me një Kryeministër si ky!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]