Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Këshilllit të Përgjithshëm ku ka zgjedhur Kryesinë e re.Sa i përket listës së nënkryetarëve, Lutfi Haziri dhe Gazmend Muhaxheri vazhdojnë të mbajnë postin e njëjtë ndërsa kësaj liste i janë shtuar edhe dy gra, Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili.
Emri i Kica Xhelili ishte surprizë pasi e njëjta kishte aderuar së fundmi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke lënë jashtë figura të ‘vjetra’ të kësaj partie.Të njëjtës iu besua posti i Nënkryetares për Marrëdhënie me Jashtë.
Doarsa Kica Xhelili ishte zgjedhur deputete nga radhët e listës Guxo për t’iu bashkuar më pas Lidhjes Demokratike të Kosovës.Sekretar i Përgjithshëm mbetet Imeri Ahmeti ndërsa Sekretar i degëve Jashtë është emëruar Sokol Haliti.
Ndryshime të mëdha pati edhe sa i përket anëtarëve të Kryesisë.Jashtë liste mbeti kundërkandidati i Abdixhikut për kryetar partie, Faton Bislimi.
Po ashtu në listë nuk figurojnë as emrat si ai i Lutfi Zharkut, Safet Kamberit, Brikenda Kryeziut, Teuta Sahatqija, Fadil Krasniqi, Valon Murtezaj etj.Në Kryesi po ashtu është zgjedhur i sapo-aderuari në parti, Berat Rukiqi.
Jehona Lushaku Sadriu mban postin e Kryetares se Forumit të Gruas ndërsa Paris Guri, Kryetar i Forumit Rinor, raporton Gazeta Blic.Emrat e Kryesisë së re:
Dr. Alban ZogajDr. Alush Gashi
Arben GashiDr. Ardian Shala
Armend ZemajDr. Avdullah Hoti
Besian MustafaBesnik Osmani
Dr. Berat RukiqiBesa Gaxherri
Dr. Behxhet XheladiniDoruntinë Maloku
Driton SelmanajDr. Ekrem Hyseni
Dr. Ema Nikçi RexhaFlorian Dushi
Ilir FeratiDr. Izet Sadiku
Ak. Kujtim ShalaLirije Kajtazi
Mirjeta KalludraDr. Muhamet Hamiti
Ruzhdi ShehuRrezarta Krasniqi
Dr. Sibel HalimiShkëmb Manaj
Visar AzemiDr. Visar Berisha
Vlora DumoshiXhafer Gashi
Xhafer Tahiri