fbpx

Abdixhiku: Në Evropë tallen me fjalët e Gërvallës, qeshin e mërziten

nga Revista Kosovarja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur “mjerim të politikbërjes”, deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila tha se Bashkimi Evropian është “tigër prej letre”.“Kjo është mjerimi i politikbërjes. Është mjerim dhe fatkeq, fatkeqësia më e madh që i ka ndodhur Kosovës mënyra se si është udhëhequr politika e jashtme në këto tri vite”, tha ai.

Abdixhiku në Klan Kosova, tha se nga komunikimet që LDK-ja i ka, në Evropë tallen me deklaratat e Gërvallës dhe po ashtu qeshin me to.“Prej komunikimeve që i kemi në Evropë. Diskutimet e Donika Gërvallës, janë objekt talljeve brenda korit diplomatik evropian. Mesazhet janë tallëse, mërziten e qeshin”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]