fbpx

Abdixhiku përkrah vendimin e Drejtoreshës së Arsimit për ndalimin e doracakëve në shkollat e Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidxhiku ka përkrahur vendimin e Drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku-Sadriu për ndalimin e përdorimit të doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për grupmoshat 1-5, 6-9 dhe 10-12 në të gjitha shkollat e kryeqytetit.

Sipas Abdixhikut, të gjitha komunat e Kosovës të marrin hapa të ngjashëm dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre, dhe kështu të mbrojnë fëmijët tanë nga eksperimentet e pushtetit.

“Me LDK-në, pas 9 shkurtit, do ta kthejmë dinjitetin e mësimdhënësve dhe vet institucionit arsimor. Shkollat do të jenë një vend ku fëmijët tanë do të jenë të sigurtë, të dijshëm e të zhvilluar!”, shkroi ai në Facebook.

Lushaku-Sadriu po ashtu i bëri thirrje edhe komunave të tjera që të ndërmarrin hapa të ngjashëm për të ndaluar përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre.

Sipas saj, përmbajtja e doracakëve është e paprecedentë dhe abuzive për familjen kosovare, duke e cilësuar si skandaloze miratimin e materialeve nga Ministrja e Arsimit.

Ajo theksoi se këto materiale, në vend që të ofronin një diskutim të përshtatshëm për edukimin seksual, përfshijnë aktivitete praktike të cilat mund të dëmtojnë fëmijët.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]