fbpx

Abdixhiku: Po presim për konfirmim të takimit të së premtes me Kurtin e Osmanin

nga Revista Kosovarja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se do të jenë konstruktiv sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri.

“Do të jemi konstruktiv në frymën themeltare e LDK-së dhe presidentit Rugova dhe të gjithë veprimtarëve të LDK-së, që kontribuon në mirëmbajtjen dhe ndërtimin e institucioneve dhe jo në rrënimin dhe dëmtimin e tyre”, u shpreh Abdixhiku.

Ai tha se është në pritje të konfirmimit për takimin e së premtes me Kurtin e Osmanin.

“Po presim për konfirmim të takimit të së premtes ditën e propozuar nga ne, pasi gjatë kësaj do të jemi në proces të konstituimit të organeve të brendshme”, u shpreh Abdixhiku.
Abdixhiku theksoi se do t’i dërgojnë edhe zyrtarisht një letër të shkruar për propozimin që takimi të mbahet këtë të premte.

Këto komente kryetari i ri i LDK-së, i bëri pas homazheve te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]