fbpx

Abdixhiku: Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti!

nga Revista Kosovarja

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar në lidhje me qasjen e Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtarë, raporton Gazeta Blic.Abdixhiku në reagimin e tij ka theksuar se investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë; në veçanti pa koordinim me ShBA-të.

“Investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë; në veçanti pa koordinim me ShBA-të. Ky investim ka prekur figura me nidkim në pushtet siç ka prekur dhe analistë të pushtetit që në vazhdimësi ushqejnë këtë bindje.Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndërrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndërrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë” shkruan Abdixhiku raporton Gazeta Blic.Tutje Abdixhiku thotë se ta lësh Kosovën pa SHBA-të është tradhti.

Reagimi i plotë:
Investimi më i madh i Serbisë në Kosovë ka qenë krijimi i bindjes se vendi ynë duhet të ecë pa aleatë; në veçanti pa koordinim me ShBA-të. Ky investim ka prekur figura me nidkim në pushtet siç ka prekur dhe analistë të pushtetit që në vazhdimësi ushqejnë këtë bindje.

Kush do ta kishte menduar një fitore të tillë të Serbisë?! As në ëndërrat më të mira të tyre, nuk është menduar që Kosova do të normalizojë distancimin nga aleatët tanë kaq lehtë e kaq shpejtë. As në ëndërrat më të mira të Serbisë nuk është pritur ky përfundim i Kosovës me shtetet që i kanë dhënë dhe lirinë, dhe demokracinë dhe pavarësinë.

Koha për refuzim dhe përballje të kësaj influence në vendimmarrje shtetërore e në diskurs publik. Nuk guxojmë një grup mjeranësh të na sjellin në këtë pozitë.Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhëti.
Kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik.

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10159260753557759

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]