Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ngritur alarmin se Trusti Pensional po humbet nga gjysmë milion euro në ditë, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Abdxhiku ka thënë se që nga muaji janar e deri më sot, janë zhvlerësuar 36 milionë euro.
Ai kritikon Qeverinë, të cilët i quan popullistë që nuk gjejnë kohën të caktojnë një bord.
“Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë. Plot 36 milion euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjenë as brengën e as kohën të caktojë një Bord”, shkroi ai.