fbpx

Abulena Haxhiu- kryetare e Gruas në Vetëvendosje

nga Revista Kosovarja

Gjatë ditës së djeshme u mbajten zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përveç zgjedhjeve për kryetar të partisë, u mbajtën edhe zgjedhjet për kryetare të Gruas dhe kryetar të të Rinjve.

Kryetare e Gruas në Vetëvendosje u zgjodh Albulena Haxhiu.

Kjo e fundit ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Facebook, për të falendëruar të gjithë ata që e përkrahën dhe për të përshëndetur progresin e Lëvizjes.

Ky është shkrimi i plotë i Haxhiut:

Me pjesëmarrje demokratike, anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! zgjodhi strukturat e reja drejtuese.

Rritja e madhe e organizatës kërkon edhe më shumë punë dhe përgjegjësi për të shërbyer veçmas në aspiratat që ka ndërtuar Lëvizja jonë, e për të cilat nuk do të rreshtim së angazhuari asnjëherë.

Si Lëvizje progresiste dhe emancipuese, me ritëm të shtuar do të lëvizim, me gra dhe burra, duke krijuar një realitet të ri të barazisë jo vetëm përbrenda organizatës, por të etabluar gjithandej shoqërisë.

Pjesëmarrja aktive e anëtarësisë në Lëvizje, vullneti i tyre i shprehur edhe me votë, mandatoi drejtuesit e zgjedhur për të rrugëtuar edhe më fuqishëm drejt orientimit të qartë, të drejtë e të duhur.

Zgjedhja ime nga votu juaj, si Kryetare e Gruas në Vetëvendosje, si bartëse e kauzës për gratë, të drejtat dhe liritë e saj, është përgjegjësi dhe nderë për të cilën jam e bindur që do shënojmë arritje të reja.

Me gratë e qyteteve e fshatrave, me profesione nga më të ndryshmet, me vullnetin e tyre për vetëvendosje, do të jemi kudo dhe gjithandej duke i kontribuuar edhe më shumë, shoqërisë, lirisë e demokracisë.

Mirënjohëse për angazhimin e secilit në VETËVENDOSJE!

Urime dhe suksese për të gjithë!

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]