fbpx

Adele konfirmon se ajo dhe Rich Paul janë martuar

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Adele ka konfirmuar martesë me të dashurin e saj prej dy vitesh, Rich Paul.

35-vjeçarja thuhet se ndau lajmin emocionues gjatë shfaqjes së mikut të saj prej kohësh Alan Carr të shtunën.

Dy nga të pranishmit kanë rrëfyer deklaratën e Adele për ‘DeuxMoi’, që ndau lajmin në faqen e tyre në Instagram.

“Unë isha në shfaqjen komedike të Alan Carr në LA sonte dhe Adele ishte në audiencë,” tha një fans. “Alan pyeti turmën nëse dikush ishte martuar kohët e fundit dhe Adele bërtiti ‘Unë’”.

Një tjetër tha për gazetën: “Kur ai pyeti nëse dikush u martua kohët e fundit, ajo bërtiti “Unë”. Shumë e lezetshme dhe ishte super e ëmbël, por iku para se të mbaronte.”

Adele e ka cilësuar veten si “gruaja” e Paulit në shumë raste. Hera e fundit ishte në shfaqjen e saj në Las Vegas në shtator.

“Nuk mund të martohesh me mua. Dashuria ime dhe burri im është këtu sonte”, i tha fituesja e Grammy-t një anëtare të audiencës.

Kur fansja e pyeti: “A mund ta vërtetoshkëtë që the?”, këngëtarja u përgjigj: “Jo, nuk dua të provoj. Unë jam me Rich. Je çmendur, më lër të qetë.”

Adele dhe agjenti sportiv zyrtarizuan romancën e tyre në korrik 2021, kur u fotografuan së bashku në një ndeshje basketbolli NBA.

Adele ka djalin e saj 10-vjeçar, Angelo, me ish-bashkëshortin e saj, Simon Konecki. Ish-çifti u nda në vitin 2019 pas më shumë se tre vitesh martesë.

Paul ka tre fëmijë – Reonna, Richie dhe Zane – nga një lidhje e mëparshme.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]