fbpx

Guximi i Noizyt për skenën e filmit të ri lë gojëhapur fansat

nga Revista Kosovarja

Sikurse e kemi mësuar nga mediat sociale prej ditësh Noizy do jetë pjesë e filmit “Trouble Shouters” të Blerim Destanit. Xhirimet e filmit kanë nisur dhe po zhvillohen në Tiranë, teksa një pjesë e tyre do mbahet edhe në Gjermani.

Noizy dhe Blerimi thuhet se do të interpretojnë rolin e dy dedektivëve, teksa pjesë e kastit do të jenë edhe aktorë të njohur shqiptarë, si Rajmonda Bulku, Gëzim Rudi, Zamira Kita, Margent Caushi, etj.Nuk do mungojnë figurat publike si, Blendi Fevziu apo Loredana.

Një video e shpërndarë sot nga Noizy në mediat sociale na ka lënë gojëhapur. Reperi ka xhiruar një skenë goxha të guximshme duke u shfaqur i varuar në një vinç disa metra të lartë.

“Nëse s’ka rrezik, nuk është qejf”- shkruan Noizy, i cili duhet pranuar se ka marrë përsipër goxha rrezik dhe mezi po presim ta shohim këtë skenë.

@noizyking

No risk no fun #troubleshooters

♬ original sound – Noizy

 


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]