49
Adelina Tahiri është tejet aktive për ndjekësit e saj, duke publikuar momente të shumta nga përditshmëria.
Ajo në shumë aspekte kalon në lajm, duke publikuar shumëçka nga jeta e saj personale, shkruan “Kosovarja”.
Së fundmi, në një pyetësor që ka realizuar, këngëtarja ka pranuar pyetje të ndryshme nga ndjekësit që ka në Instagram.
Kur e pyetën, ku është Joni bukuroshi, ajo u përgjigj që burri dhe djali janë në Shkup duke treguar që po i mungojnë.
Sigurisht, ndonjë punë apo shëtitje i ka detyruar të dy që të jenë larg saj.