Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina ismaili, ditë më parë mori vëmendjen e shumë prej ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke u shfaqur më ndryshe se zakonisht.
Ajo pozoi me veshje tradicionale shqiptare dhe duket se një gjë të tillë ka vendosur ta bëjë sërish, në një set të ri fotografish që i ka publikuar për fansat e saj në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Në imazhet e reja, Ismaili shihet e veshur me fustanellë të bardhë dhe jelekun tradicioanl të quajtur “dallamë” në zhargonin popullore.

Adelina përndryshe vazhdon të jetë pranë shikuesve përmes emisionit të saj të përjavshëm “Tete a tete”, ku nga java në javë realizon intervista me të ftuar të ndryshëm.

