Adelina Spahija rikthehet në skenën muzikore, këtë herë në një bashkëpunim me këngëtarin Bujar Mustafa.
Dyshja ka lansuar këngën e re me titull “Si Arabe”, një projekt veror që premton të bëhet hit i sezonit.
Kënga është shoqëruar me një videoklip dinamik dhe sensual, ku ritmet orientale dhe atmosfera e nxehtë verore krijojnë një kombinim perfekt për këtë sezon.
Me stilin e saj karakteristik dhe prezencën magnetike, Adelina duket më në formë se kurrë, ndërsa Bujari sjell energjinë e duhur, që e bën këtë bashkëpunim edhe më të veçantë.
“Si Arabe” tashmë është publikuar në YouTube dhe po merrë pëlqimin e publikut.