fbpx

Adelina Tahiri e ka një mendim për të gjithë ata që kanë gjykuar Adriana Matoshin

nga Revista Kosovarja

Aktorja Adriana Matoshi njoftoi pak ditë më parë se i është rikthyer sërish tumori në tru pas nëntë vitesh dhe sot i duhet të përballet me një sfidë për jetën e saj.

Shumë personazhe të njohur, artistë e qytetarë shprehën mbështetjen për të dhe marshuan ditën e djeshme në Prishtinë, mes tyre edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri e deputetë e kolegë të Adrianës.

Këngëtarja Adelina Tahiri ka zhvilluar një pyetësor në Instagram dhe e kanë pyetur rreth aktores:

“Çfarë mendimi ke për gjithë ata persona që ofenduan Adriana Matoshin për jetën private?”

“Ata janë bastarda! Jeta e çdo njeriu është e drejta e tij personale! Nuk jemi askushi ta gjykojmë askënd!
P.S: Zemër të duam dhe bëhu e fortë ashtu siç din ti! Luftoje dhe këtë.”

Operacioni i aktores Adriana Matoshi për largimin e tumorit në tru ka përfunduar me sukses. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të aktores dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës. Edhe i dashuri i aktores, futbollisti Keith Groeneveld e ka konfirmuar se operacioni ka mbaruar me sukses.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]