fbpx

Adelina Tahiri publikon fotografi joshëse nga një dasmë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja ka mahnitur ndjekësit me paraqitjen e fundit.

E veshur me një fustan ngjyrë kristali të hapur në pjesën e përparme, Adelina Tahiri ka sjell poza atraktive.

Ajo ka zgjedhur t’i postojë tri imazhe në profilin e saj zyrtar në Instagram e cila shihet e rregulluar me makijazh dhe flokët i ka kapur gjysmën në pjesën e sipërme të kokës.

Këngëtarja, sipas imazheve, siç duket ka qenë në një dasmë me bashkëshortin e saj, ku këto foto i ka shkrepur brenda një restauranti.

Ndryshe, Adelina Tahiri po i shijon pushimet tash e disa ditë me familjen, e cila edhe po poston imazhe të shumta në bikini të ndryshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]