42
Covid 19-të nuk e ka kursyer askënd, as të njohurit. Adelina Thaçi, këngëtarja e njohur kosovare, e ka bërë menjëherë të ditur faktin se është prekur nga Covidi dhe se përballjen me të e kishte mjaftë të vështirë, shkruan “Kosovarja”.
Adelina u infektua në kohën kur njerëzit kishin ende dyshime rreth ekzistimit të virusit, andaj nuk munguan komente të tipit: “Ke marrë pare për të thënë se je infektuar me koronavirus”.
Këto komente e lënduan mjaftë këngëtaren, e cila edhe reagoj publikisht, shkruan “Kosovarja”.