fbpx

Adem Haziri rivarroset në Mitrovicë, ishte zhdukur nga forcat serbe

nga Revista Kosovarja

Trupi i Adem Hazirit, i zhdukur me dhunë në luftën e fundit në Kosovë, është rivarrosur të martën në Shipol të Mitrovicës, ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Sipas njoftimit të Komisionit, Haziri ishte rrëmbyer e zhdukur me dhunë nga forcat serbe më 29 prill 1999.

Eshtrat e Hazirit ishin gjetur dhe zhvarrosur vite më parë nga varreza masive në Suhodoll, “derisa janë identifikuar gjatë këtyre muajve përmes metodës shkencore të ADN-së”.

“Në ceremoninë e rivarrimit të organizuar sot, sipas kërkesës së familjes Haziri dhe Shoqatës së familjarëve të personave të zhdukur ‘Zëri i Prindërve, Mitrovicë’, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. Përfaqësuesit e Komisionit, krahas ngushëllimit shprehën edhe mirënjohjen për familjen Haziri dhe gjitha familjet e personave të zhdukur me forcë që përkundër dhimbjes dhe ankthit të pritjes janë në mbështetje të vazhdueshme të punës së KQPZH-së”, thuhet në njoftimin e Komisionit.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]