Ky vit ka qenë fatlum për shumë çifte të showbiz-it si shqiptar ashtu edhe të huaj të cilët gjatë kësaj vere kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.
Disa ishin më shumë të ekspozuar ndaj ndjekësve në instagram apo media ndërsa disa të tjerë kanë preferuar që ceremoninë martesore ta zhvillonin në privatësi të plotë. E tillë ishte dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj në Toscana, për të cilën çifti u kishte shkruar të ftuarve në ftesa që të respektohej privatësia. E kundërta ndodhi në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës ku me ta u kënaqën edhe të gjithë ndjekësit duke parë e pritur postime në çdo moment.
Gjithsesi ajo që i bën bashkë të gjitha nuset e famshme është ‘look’-u perfekt që zgjodhën në ditën e tyre më të rëndësishme si make-up-i ashtu edhe fustanet. Materialet tyl dhe saten kanë qenë dominuese në fustanet e nusërisë, që padyshim për secilën ka rezultuar një zgjedhje absolutisht perfekte.