fbpx

Adoleshentja përfundon me djegie të rënda në spital, shkak TikTok-u

nga Revista Kosovarja

Një vajzë 13-vjeçare nga Oregon u shtrua në spital pasi pësoi djegie të rënda ndërsa përpiqej të provonte një sfidë të TikTok, tha familja e saj.

Sipas mediave të huaja,  Destini Crane, nga Portland, kishte sjellë një qiri, çakmak dhe alkool fërkues në banjën e familjes së saj për të rikrijuar një video popullore në të cilën dikush përdor lëng të ndezshëm në një pasqyrë për të nxjerrë një formë dhe më pas e ndez atë në zjarr.

“Unë isha në dhomën e ndenjes duke biseduar me mamanë time dhe e dëgjova atë duke bërtitur emrin tim”, ka thënë nëna e saj, Kimberly Crane. “Kështu që unë shkova dhe hapa derën e banjës dhe gjithçka po digjej. Destini po digjej. Gjërat në banjë digjeshin”.

Më pas ajo ka tërhequr adoleshenten në dhomën e ndenjes ku ia largoi këmishën, ndërsa fqinji i saj telefonoi Ndihmën e Shpejtë.

Adoleshentja u soll në spital, ku ajo ishte në njësinë e kujdesit intensiv që nga incidenti i 13 majit për të marrë trajtim për djegiet e shkallës së tretë.

Familja e saj tani po paralajmëron të tjerët që të mbajnë nën vëzhgim atë që bëjnë fëmijët e tyre në mediat sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]