fbpx

Adresimi i Presidentes Vjosa Osmani për fundvit

nga Revista Kosovarja

Viti që po e lëmë pas, ngjashëm me vitin paraprak, është karakterizuar me sfida të mëdha globale dhe të brendshme, por unë mbetem shpresëplot për të ardhmen tonë si vend dhe si popull, tha Vjosa Osmani.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Po e përmbyllim së bashku këtë vit dhe në prag të Vitit të Ri, ju uroj juve, familjeve tuaja dhe më të dashurve tuaj një vit të mbarë, plot shëndet e harmoni.

Viti që po e lëmë pas, ngjashëm me vitin paraprak, është karakterizuar me sfida të mëdha globale dhe të brendshme, por unë mbetem shpresëplot për të ardhmen tonë si vend dhe si popull. Jam e bindur se ditët tona më të mira janë përpara nesh.Në fillim të këtij viti qytetarët tanë votuan për një ndryshim të rëndësishëm. Natyrisht, pritshmëritë tuaja janë të larta, sepse ju meritoni një qeverisje të mirë që funksionon në interesin tuaj. Pavarësisht sfidave të shumta, me të cilat janë ballafaquar vendet nga e gjithë bota, dua t’ju siguroj se institucionet e vendit tonë po punojnë ditë e natë për t’ju përfaqësuar me integritet, brenda apo jashtë vendit. Por, mbi të gjitha, dua t’ju them se ne po punojmë shumë për ta siguruar një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme për të gjithë në mbarë vendin.Por, sonte, në veçanti, dua të flas për kontributin, të cilin e ka dhënë secili prej jush për ta bërë Kosovën një vend më të mirë gjatë vitit që po e lëmë pas.

Viti që po e lëmë pas, ngjashëm me vitin paraprak, është karakterizuar me sfida të mëdha globale dhe të brendshme, por unë mbetem shpresëplot për të ardhmen tonë si vend dhe si popull, tha Vjosa Osmani.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Po e përmbyllim së bashku këtë vit dhe në prag të Vitit të Ri, ju uroj juve, familjeve tuaja dhe më të dashurve tuaj një vit të mbarë, plot shëndet e harmoni.

Viti që po e lëmë pas, ngjashëm me vitin paraprak, është karakterizuar me sfida të mëdha globale dhe të brendshme, por unë mbetem shpresëplot për të ardhmen tonë si vend dhe si popull. Jam e bindur se ditët tona më të mira janë përpara nesh.

Në fillim të këtij viti qytetarët tanë votuan për një ndryshim të rëndësishëm. Natyrisht, pritshmëritë tuaja janë të larta, sepse ju meritoni një qeverisje të mirë që funksionon në interesin tuaj. Pavarësisht sfidave të shumta, me të cilat janë ballafaquar vendet nga e gjithë bota, dua t’ju siguroj se institucionet e vendit tonë po punojnë ditë e natë për t’ju përfaqësuar me integritet, brenda apo jashtë vendit. Por, mbi të gjitha, dua t’ju them se ne po punojmë shumë për ta siguruar një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme për të gjithë në mbarë vendin.

Por, sonte, në veçanti, dua të flas për kontributin, të cilin e ka dhënë secili prej jush për ta bërë Kosovën një vend më të mirë gjatë vitit që po e lëmë pas.

Dua t`i falënderoj punonjësit tanë shëndetësorë për punën e palodhshme në përballjen me sfidën më të madhe me të cilën është ballafaquar bota në këtë shekull.

Dua t`i falënderoj policët tanë, të cilët krahas punës së tyre të përditshme dhanë kontribut shtesë, duke i qëndruar pranë qytetarëve në përballje me pandeminë dhe ndihmuan në mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit tonë.

Dua t`i falënderoj ushtarët tanë, të cilët vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, brenda dhe jashtë Kosovës.

Dua poashtu t`i falënderoj zjarrfikësit që u përkujdesen për sigurinë tonë në kohë sfiduese.

Falënderoj gjithashtu ata që arritën majat e sukseseve duke na bërë krenar përkundër sfidave: bizneset e suksesshme që eksportojnë në çdo cep të botës dhe bizneset vendase që u angazhuan në inovacion dhe lulëzuan pavarësisht sfidave të paraqitura nga pandemia.

Falënderoj sportistët tanë që na hapën dyert në kontinentet e largëta, njerëzit tanë të artit që shfaqën me krenari punën e tyre dhe pjesë të rëndësishme të historisë sonë, duke u shndërruar kështu në krenari të secilit qytetar të vendit.

Dua t’i falënderoj edhe mediat dhe gazetarët profesionistë që luftuan për ta mbrojtur të vërtetën në kohën kur i gjithë globi po përballet me sfidën serioze të dezinformimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]