fbpx

Adrian Gaxha kapet ‘mat’ me të dashurën!

nga Revista Kosovarja

E dimë! Në këto momente kur po raportojmë për Adrian Gaxhën, shumë prej jush mund të jeni duke e bërë pyetjen – ku ka mbetur.

Dikur ndër këngëtarët më të suksesshëm të skenës por paralelisht edhe më të përfolur për nga jeta private e tij, sot, për Adrianin dëgjojmë rrallë e përmallë.

Kënga e tij e fundit është “Ajshe”, sjellë para pandemisë, verën e 2019-ës në bsahkëpunim me Enurin. Adriani gjithë këto kohë e ka gjetur terezinë e tij larg muzikës.

Ai i është përkushtuar tërësisht restorantit që ka në Shkup.

Biznesi po i ecë mirë dhe shenjë për këtë është fakti se Adriani ka rreth 30 të punësuar. Por, mirë po i ecë edhe jeta personale.

Pa shumë zhurmë, ai po shijon një romancë.

Prive By Liberta Spahiu e ka kapur këngëtarin me partneren e tij pak ditë më parë.

Fotot janë shkrepur në jug të Shqipërisë.

Partnerja e Adrianit nuk është fytyrë publike dhe sipas dëshmitarëve okularë, ata dukeshin mjaft të lumtur krah njëri-tjetrit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]