fbpx

Adriana e lumtur në krahët e Keith: Kështu duken njerëzit që duan me shpirt!

nga Revista Kosovarja

Një nga çiftet më të komentuara të momentit padyshim se është Adriana Matoshi dhe Keith Owen Groeneveld.

Adriana së fundi u befasua nga i dashuri i saj në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në një mënyrë unike dhe shumë romantike, shkruan “Kosovarja”.

Ai tregoi se për Adrianën ishte shumë e vështirë që të përballet me sulmet e vazhdueshme që i bëjnë asaj në rrjetet sociale për lidhjen që ka. Prandaj për këtë kishte zgjedhur që t’i bënte një surprizë që të mos e harronte kurrë. “Më ke munguar dhe të dua shumë. Ti e meriton që të jesh e lumtur, sepse ti je një femër tepër e veçantë dhe dëshiroja që të të surprizoja në këtë mënyrë tepër të veçantë”.

Për Adrianën kjo ishte hera e parë që befasohet publiksht dhe u shpreh se mendonte që partneri ishte akoma në Belgjikë dhe se nuk e kishte menduar kurrë që do bënte një gjë të tillë.

“Për mua Keith është një bekim nga Zoti. Ai ka ardhur në jetën time pa planifikim dhe më ka bërë tepër të lumtur, jo se nuk isha e lumtur”, tha ajo.

Por romanticiteti i aktores dhe deputetes kosovare nuk përfundoi me aq, ajo sot publikoi një fotografi krah të dashurit të saj dhe para ndjekësve të saj bëri një dedikim shumë të bukur.

“Qeshtu doken njerzit qe dojne me shpirt! Veç keshin” ka shkruar ajo.

Ata treguan edhe njëherë se historia e tyre, ishte një histori dashurie që tashmë ka thyer çdo barrierë e çdo sfidë. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]