fbpx

Adriana Lima bëhet nënë për herë të tretë, zbulon kuptimin e veçantë të emrit të djalit

nga Revista Kosovarja

Adriana Lima është bërë nënë sërish.

Super modelja braziliane solli në jetë një djalë, të cilin e kanë quajtur Cyan.

41-vjeçarja ka publikuar në rrjete sociale një foto të syrit të vogëlushit duke shpjeguar kuptimin e emrit që i kanë vendosur.

“Cyan është ngjyra midis jeshiles dhe blusë në spektrin e dukshëm të dritës. Cyan është ngjyra e ujërave të Bora Bora dhe Maldive. Cyan tani është ngjyra jonë e preferuar… ngjyra e syve të djalit tonë. Mirë se erdhe në këtë botë Cyan Lima Lemmer”, shkruan supermodelja me famë botërore, Adriana Lima.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]