fbpx

Adriana Matoshi emocionon me urimin për ditëlindjen e djalit

nga Revista Kosovarja

 

Aktorja e dashur Adriana Matoshi ka emocionuar rrjetin me një dedikim të veçantë për ditëlindjen e djalit të saj, Bojkenit. Në një mesazh prekës të shpërndarë në rrjete sociale, Adriana shpreh dashurinë e pafund dhe këshillat më të çmuara për jetën.

“Jeto jetën tond me zemër, me burrni, me nder…”, shkruan ajo, duke i dhënë djalit të saj udhëzime për të qenë një njeri i drejtë, i sinqertë dhe i vërtetë në një botë plot sfida. Ajo e këshillon të rrijë larg rrugëve të këqija dhe njerëzve që ecin mbi të tjerët për përfitime.

Ky urim i sinqertë dhe plot ndjenjë ka prekur ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar aktoren për lidhjen e fortë që ka me djalin e saj dhe për mesazhin e bukur prindëror.

“Prej natës kur ke ardhë në jetë e deri në frymën teme të fundit, ti je pjesa ma e bukur e shpirtit tem,” përfundon ajo mesazhin, duke e quajtur birin e saj “pjesa më e bukur e shpirtit”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]