fbpx

Adriana Matoshi humbë një person të dashur

nga Revista Kosovarja

Është aktore prej një jetë dhe ka luajtur mjeshtërisht e me sukses apsolut një mori rolesh, shkruan “Kosovarja”.

Aktorja, sot ka humbur një person të dashur dhe që i ndihmoj që të jetësoj ëndrren e saj të madhe për tu bërë aktore.

Matoshi, tregon për humbjen e atij të cilit i referohet si axhi Muharrem, e që thotë se dikur i premtoj rolin e parë në teatër.

Ajo e ka fjalën për humbjen e aktorit Muharrem Sylejmani, I cili ishte bartës i 30 roleve kryesore dhe regjisor i dhjetëra shfaqjeve. Në Festivalin e Dramës origjinale shqiptare, e cila u mbajt më 22-26 janar 2020, Sylejmani fitoi çmimin për vepër jetësore.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur përmes faqes së Facebookut të Teatrit të Gjilanit.

Është mëse e dukshme që kjo humbje e personit të çmuar, e ka tronditur aktoren dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]