fbpx

Adriana Matoshi lirohet nga spitali

nga Revista Kosovarja

Aktorja shqiptare, njëherësh deputete në Kuvend, Adriana Matoshi, është liruar sot nga spitali.

Lajmine ka konfirmuar mikja e saj e afërt, Gentiana Bunjoshi.

“Po është liruar sot”, tha ajo, duke shtuar se për detaje të tjera do të flasë vetë Matoshi.

Ndërkohë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë, dhe ngadalë po e merr veten.

Adriana u operua javën e kaluar në një spital në Tiranë, për ta hequr tumorin i cili iu kthye pas nëntë vjetësh.KlanKosova/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]