fbpx

Adriana Matoshi merr vëmendje me këtë veshje në kuvend

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, e njohur edhe si aktore me karrierë të gjatë – ka tërhequr sërish vëmendjen në seancën e 20-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, jo për ndonjë deklaratë politike, por për paraqitjen e saj.

Matoshi, e cila shpeshherë ka eksperimentuar me stilin e saj të veshjes gjatë paraqitjeve publike, këtë herë është shfaqur me një fustan të bardhë të shkurtër me pika të zeza, të kombinuar me hallahopkë të bardha dhe taka të kuqe – një kombinim që padyshim nuk kaloi pa u vënë re nga të pranishmit dhe mediat.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu madje është kapaur nga kamerat duke e ngacmuar Matoshin.

Ky stil i guximshëm ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, ku disa e kanë vlerësuar si shprehje të lirë të personalitetit, ndërsa të tjerë kanë ngritur pyetjen: “A është Kuvendi vendi i duhur për eksperimentime të tilla me veshjen?”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]