fbpx

Adriana Matoshi për Arjola Demirin: Je model për secilën grua, mezi po pres të tregosh virtytet e larta njerëzore që ke

nga Revista Kosovarja

Sonte nis edicioni i parë i Big Brother VIP Albania.

Formati i cili do të zgjas plot 100 ditë, do të filloj në ora 21:00, derisa është bërë e ditur se sonte futen 14 banorë VIP, shkruan Reporteri.net.

Në një postim të bërë në Instagram, ka qenë një nga mikeshat më të mira të Arjolës, Adriana Matoshi ajo e cila e ka uruar për këtë sfidë të radhës.

“Zemra jem sonte e nis një sfidë të re në Big Brother Albania. Je ajo grua model për secilën grua jashtë. Mezi po pres momentin tënd me tregu gruan e fortë, të guximshme, me virtyte të larta njerëzore”, ka shkruar Adriana Matoshi.

Theksojmë se është bërë i ditur edhe çmimi i madh për fituesin e që është plot 100 mijë euro.

Gjithashtu në këtë natë të parë, do futen 14 banorë, derisa të tjerë do futen gjatë ditëve në vazhdim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]