fbpx

Adriana Matoshin e zë gjumi, s’merret fare me seancën e Kuvendit të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Derisa në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seanca e radhës plenare,shumë prej deputetëve kanë qenë mjaftë të zëshëm.

Pavarësisht deklarimeve të shumta të cilat kanë të bëjnë me shkarkimin e Bordit të RTK-së, dikujt nuk po i bëhet vonë për këtë fakt.

Është deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi e cila ka vendosur që të fle përgjatë seancës.
E njëjta është fotografuar duke fjetur, madje edhe duke ëndërruar përderisa deputetët deklarohen lidhur me zhvillimet për bordin e RTK-së.

Deputetja Matoshi ndryshe nga shumë kolegë të saj vendosi që të mos merret fare me seancën, e të pushoj pak përgjatë kësaj kohe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]