141
Gazetari Adriatik Kelmendi, pos aftësisë së tij profesionale, trajtimit me qetësi të çështjeve të mëdha e delikate, njihet edhe për stil.
Ai, shfaqet përherë i rafinuar në kuadër të programit “Rubikon”, por edhe në të gjitha paraqitjet publike.
Kravatat e Adriatik Kelmendit gjithmonë janë të veçanta, me dizenjo e kolorit, për çka edhe tërheqin vëmendjen, shkruan “Kosovarja”.
Në postimin e fundit në Instagram, gazetari prezanton koleksionin e kravatave të tij, duke thënë se “Osht tepru qetash”.