fbpx

Adriatik Kelmendi zbulon detaje ekskluzive për Big Brother Vip Kosova

nga Revista Kosovarja

Pak orë na ndajnë nga momenti kur do t’i hap dyert shtëpia më e madhe në vend, Big Brother Vip Kosova.

Detaje ekskluzive për spektaklin më gjigant medial në Kosovë ka dhënë drejtori i përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi.

Ai gjatë një interviste në emisionin “Radioaktiv” në Klan Kosova FM ka zbuluar shumë të pathëna rreth këtij formati televiziv, të pari të kësaj natyre në Kosovë.

“Do të jetë shumë madhore, besoj se do t’i dalim karshi edhe pritjeve të audiencës. Natyrisht se nuk na lejohet që t’i zbulojmë se kush do të jetë brenda shtëpisë”, tha mes tjerash Kelmendi.

Edicioni i parë i reality show që nis sonte nga ora 21:00 do të transmetohet përmes ekraneve të Klan Kosova dhe Artmotion, ndërsa pritet të sjellë sensacion në botën mediale në vend.

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni intervistën e plotë të drejtorit të përgjithshëm të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]