fbpx

Adrola Dushi e thotë hapur: Capital T, tipi im!

nga Revista Kosovarja

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi dhe reperi kosovar Capital T po e bëjnë gjithnjë e më të dukshme lidhjen e tyre, duke ndarë herë pas here momente të ëmbla me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Pak javë më parë, çifti u pa së bashku në Toskanë të Italisë, një nga vendet më romantike për pushime.

Capital T publikoi disa foto nga udhëtimi, ndër to edhe një ku shihet dora e kapur e modeles bukuroshe — një detaj që s’u shpëtoi fansave.

Së fundmi, shkëmbimet e tyre në Instagram kanë ngritur akoma më shumë dyshimet, ose më saktë, i kanë kthyer ato në një siguri për ndjekësit.

Në një postim të Adrolës nga pushimet, Capital T nuk ngurroi të komentojë me një zemër të kuqe, ndërsa modelja komentoi në fotot e reperit me një përshkrim shumë më romantik: “Ky është tipi im”.

Epo, dashuria duket qartë se është në ajër për këtë çift simpatik. Tani neve na mbetet vetëm të pyesim: A do të kemi dasmë këtë verë, apo do na surprizojnë papritur?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]