Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Adrola Dushi në një rrëfim të rrallë për jetën e saj

nga Revista Kosovarja

Modelja shqiptare, Adrola Dushi, ishte e ftuar në një intervistë së fundmi ku rrëfeu gjithçka mbi jetën e saj, që nga fëmijëria e deri të vështirësitë e të qenit nënë e vetme.

Mbi artikull

Adrola ka treguar se është e dashuruar me Shqipërinë dhe ajo ka thënë se është vendi që ka njerëz shumë të sinqertë.

“Unë e dua këtë vend, më duket vendi që ka njerëz shumë të sinqertë. Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur, shumë e lumtur, si gjithë shqiptarët besoj në kohët tonë”, tha ajo.

“Nuk është se kishim shumë lodra, por kishim shumë dashuri, shumë sakrifica, por shumë lumturi brenda vetës sonë”.

Moneytizer Paragrafi 4

Modelja ka treguar edhe për vështirësitë e të qenit nënë e vetme, teksa ka thënë se gjëja e parë që të mungon të fëmija jotë është figura mashkullore që është shumë e rëndësishme.

“Patjetër që po, në çdo aspekt. E para të mungon te fëmija jot figura mashkullore, që është shumë e rëndësishme”, u shpreh Adrola.

“Absolutisht që Troi e kërkon, sepse me kë të rrijë ai? Rri me mua, me kushërirat e veta, me shoqet e mia. Fëmija e do praninë mashkullore në jetën e vet”.

Së fundmi, Adrolen e kemi parë në videoklipin e këngëtarit – Capital T në këngën “C’est la vie’, ndërsa ajo ka treguar edhe për ftesat tjera që i janë bërë për të marr pjesë në videoklipe.

“Uh, sa herë kam thënë jo, u kam thënë të gjithëve. Nuk kam dëshirë të bëhem e hidhur, sepse refuzimet nuk i do askush”.

“Nuk besoj se i kanë marrë për keq, sepse e kanë marrë vesh që nuk kam pas asgjë me këngëtarin apo personin, thjesht nuk kam dashur të jem pjesë e klipeve”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]