38
Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) thotë se 874,026 njerëz janë larguar nga Ukraina që kur Rusia nisi sulmin e saj të enjten e kaluar.
Polonia ka marrë më shumë se gjysmën e këtij totali, thonë nga UNHRC, shkruan BBC, përcjellë Gazeta Online Reporteri.net.
Kujtojmë se shumë shpejt pritet të ndodhë raundi i dytë i bisedimeve mes delegacionit rus dhe atij ukrainas, por që ende nuk është bërë i ditur vendtakimi dhe kur do të ndodhë.