fbpx

Aferdita Dreshaj bën edhe një deklaratë publike pas pretendimeve të ish-kunatës

nga Revista Kosovarja

 

Prej dy ditësh, Aferdita Dreshaj ka reaguar publikisht pas një vale lajmesh dhe akuzash të shpërndara nga një media online, ku një person i afërt me familjen e saj – që dyshohet të jetë ish-kunata – ka dhënë një intervistë duke pretenduar se asaj po i mohohen fëmijët.

Në një reagim të publikuar në Instagram, Dreshaj e cilëson këtë një “linçim publik të turpshëm”, duke sqaruar se personi që ka bërë këto deklarata vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor, të dokumentuara nga spitale të specializuara në SHBA.

“E gjithë kjo histori është shpikur dhe publikuar vetëm për faktin se unë jam një emër i njohur. Pa asnjë lidhje me mua, pa asnjë fakt, ky portal ka zgjedhur të përdorë emrin tim për klikime, duke më përfshirë në një histori që nuk më përket,” shkruan Dreshaj.

Ajo e konsideron veprimin e medias si të papërgjegjshëm dhe skandaloz, dhe ngre pyetje serioze mbi etikën dhe standardet gazetareske që janë ndjekur për të publikuar një intervistë të tillë pa verifikim faktesh.

“Nuk mund të lejojmë që kushdo, pavarësisht gjendjes mendore apo qëllimeve dashakeqe, të përdorë emrin tim për të krijuar sensacione mediatike,” vijon ajo, duke theksuar se çështja është tashmë nën shqyrtimin e avokatëve të saj në Shqipëri, Kosovë dhe SHBA.

Në fund të reagimit të saj, Aferdita Dreshaj bën thirrje për veprim nga organet ligjzbatuese për të marrë masa ndaj “mediave aspak profesionale” që shpërndajnë lajme të rreme dhe shfrytëzojnë emrat e figurave publike për qëllime klikimesh.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]