Ka nisur muaji i Shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë në të gjithë botën. Gjatë këtij muaji besimtarët agjërojnë deri në 16 orë në ditë për një muaj dhe duhet të solidarizohen më të varfërit duke dhuruar para ose ushqim.
Për 1.6 miliardë besimtarë myslimanë në të gjithë botën, 6 qershori shënon ditën e parë të Muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe njëkohësisht ditën e parë të agjërimit.
Gjatë 30 ditëve besimtarët agjërojnë rreth 16 orë në ditë, ushqehen vetëm në mbrëmje.
Tëk besimtarët shqiptarë, agjërimi shihet në këndvështrime të ndryshme.
Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin zbriti libri i shenjtë i Kuranit dhe gjatë këtij muaji besimtarët solidarizohen me të varfrit dhe nevojtarët, duke dhuruar sadaka dhe zekat, i cili është një nga pesë obligimet madhore islame.
Këtë vit, muaji i Ramazanit përkon me një periudhë të nxehtë ndaj besimtarët gjatë vakteve duhet të konsumojnë lëngje, perime dhe sallata.
Duhet të shmangin embëlsirat, yndyrat, dhjamërat dhe ushqimet me kripë.
Agjëruesit të shmangin vendet me diell dhe të praktikojnë ecjen gjatë mbrëmjeve.