fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

“Opozita le të më quan tradhtar”, zbulohen bisedat e Kurtit në Tiranë

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kryeministri Albin Kurti dje ishte tërë ditën në Tiranë, ku i informoi krerët e shtetit shqiptar rreth marrëveshjes së arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, mediumi ‘Lapsi.al’ raportoi të hënën se ka informacione për temat e folura në ato takime.

Kryetema e parë e takimit sipas mediumit ishte që të mos bihet në kurthin e Beogradit për ta paraqitur marrëveshjen vetëm si një pakt rreth asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Draftet e para të aneksit që do paraqitej në Ohër kanë qenë të tmershme dhe ato vinin asocacionin në qendër, por falë këmbënguljes sonë u arrit që ai të trajtohet si një nga mbi 30 marrëveshjet e së kaluarës”, mësohet të jetë shprehur kryeministri.

Shqetësimi që ai ka treguar thuhet që është se Beogradi dëshiron të përqendrohet këtu ndërkohë që katër nenet e para të dokumentit janë shumë të disfavorshme për të, gati “një njohje de facto” e pavarësisë së Kosovës.

“Po të lexohen vërtet 4 nenet e para aty flitet se dy vendet angazhohen për respektimin e sovranitetit territorial të tyre, se do ti zgjidhin marrëveshjet vetëm në rrugë paqësore, se Serbia heq dorë nga përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare, se ajo nuk do ta pengojë anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtare dhe se si do njohë dokumentet e shtetit të pavarur”, thuhet në shkrimin e mediumit nga Shqipëria, përcjell Paparaci.

“Ishin pikërisht këto që e detyruan presidentin serb Vuçiç të mos nënshkruaj as në Bruksel as në Ohër. Këtu Albin Kurti ka rrëfyer një nga shumë sekretet e vogla të kurtheve që atij i janë ngritur gjatë negociatave. Kur palët kishin rënë dakord për të gjitha pikat atij i është ofruar që veçmas ta firmosë dokumentin. Ai ka qenë i gatshëm ta bëjë, por kur ka mësuar se Vuçiç nuk kishte ndërmend të kryente të njëjtin akt edhe vetë ka hequr dorë. Sepse ky dokument nuk ka qenë i ngjashëm me marrëveshjen e Uashingtonit, ku Avdullah Hoti dhe Vuçiç nënshkruan veçmas”, vijon tutje artikulli i Lapsi.al.

“Atëherë tekstet ishin të ndryshme dhe palët mund të nënshkruanin veç e veç, ndërsa tani teksti ishte i njëjtë dhe ose duhet të firmosnim të dy ose asnjëri”, ka rrëfyer Kurti.

Ai ka treguar edhe për qëndrimet e Vuçiqit, që janë zbutur disi në takimet e fundit. Kurti pranon se i ka parë me kujdes rreth 15 modelet e ndryshme të trajtimit të minoriteteve në Evropë që i janë servuar, por ai refuzon të shprehet për ndonjërin prej tyre.

“Në negociata nuk mund të tregosh që në fillim atë që synon”, thotë ai me të qeshur, rrëfeu për Lapsi.al një dëshmitar nga bisedat.

I pyetur gjatë bashkëbisedimit për mundësinë për të fituar kohë dhe për ta zvarritur punën e asociacionit, Kurti nuk është treguar shumë optimist për këtë rrugë.

“Gjithçka duhet të mbyllet brenda një viti” është përshtypja e tij e palëkundur ndonëse duket qartë se mundësia e një presidenti të një asociacioni të komunave serbe, që do t’i bënte hije presidentes se Kosovës vazhdon ti’a prishë gjumin.

Jo i lehtë duket për të edhe zbatimi i nenit 7 të marrëveshjes për zyrtarizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Deri më tani ai ka mbajtur qëndrimin se këtë çështje nuk ka pse e negocion me Vuçiçin që është president i një republike laike që i ka të ndara punët e fesë nga ato të shtetit. Ai ka kërkuar ta trajtojë atë me përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe, që tani për tani refuzojnë të bisedojnë me të.

Ai i ka kërkuar edhe drejtuesve të shtetit shqiptar, në veçanti Ramës, specialistë të aftë në çështjet e religjionit ortodoks dhe të jurisprudencës në këtë drejtim. Pavarësisht nga marrëdhëniet e tendosura, Rama i ka premtuar ta ndihmojë, ndonëse siç është i bindur dhe vetë Kurti, ai e ka të vështirë të bëjë gjëra që i bien fort ndesh Vuçiqit.

I pyetur lidhur me presionin ndërkombëtar, që u shpreh që të nesërmen e marrëveshjes, për themelimin e asociacionit, Kurti nuk duket se ka ndonjë përgjigje të qartë.

Menjëherë pasi u pranua marrëveshja për sigurimin e një niveli të përshtatshëm të vet-menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë, edhe diplomatët amerikanë edhe ndërmjetësi Lajçak folën për themelimin e “asociacionit”, term që nuk përmendet asnjëherë në marrëveshje.

“Është e vërtetë që ka një mospërputhje të termave të dokumentit me gjuhën politike të përdorur për interpretimin e tij, por ndoshta kjo bëhet për të qetësuar atë që ka humbur më shumë”, thotë Kurti.

Fakti që Vuçiç nuk nënshkroi dhe që ai është detyruar ta njohë “de facto” Kosovën, konsiderohen si fitore nga kryeministri i saj.

Sa për të tjerat, lufta e brendshme politike, ku opozita ka filluar ta etiketojë si tradhtar, duket se nuk e merakosin Albinin.

“Le të vazhdojnë ta bëjnë, thotë ai me moskokëçarjen e njeriut që nuk i djeg miza nën kësulë. Madje me radikalizëm “më ndihmojnë në negociata”, sot më shumë se kurrë “kemi nevojë për një kundërshti të fortë për çdo gjë që besohet se i bën dëm Kosovës” është qëndrimi i një njeriu që ndonëse ka mbyllur një marrëveshje nuk ka shpëtuar nga presioni”, thuhet në artikullin e mediumit.


Etiketa: Albin KurtiEdi Rama

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Kërcënohet deputetja Musliu-Shoshi: Do të prej me sëpatë, do ta masakroj familjen

3 orë më parë
Aktuale

NATO-ja mirëpret vendosjen e ushtarëve turq në Kosovë

3 orë më parë
Aktuale

Bëhet hapja madhështore e Klinikës Dentare, Dini Dent, mbi 40 vjet traditë e shquar

5 orë më parë
Aktuale

Kurti flet nga Ferizaj: Veriu i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të lira dhe sundim të ligjit

8 orë më parë
Aktuale

Osmani udhëton për në Turqi, do të merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Erdogan

9 orë më parë
Aktuale

Komandot e Turqisë vijnë në Kosovë

10 orë më parë
Postimi tjetër

Presidenti Begaj: Shqipëria nuk do të pranojë një Republika ‘Srpska’ në Kosovë

Luizi kishte kërkuar nga BBVA të përkrahet Stresi për fitore, kështu ia kthen reperi

Betohet gjyqtarja e parë me mbulesë në SHBA

TË FUNDIT

Modelja e njohur ndërron jetë duke bërë operacion të pasmet

30 minuta më parë

Një nga modelet e Brazilit, Lygia Fazio, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas disa komplikimeve teksa i nënshtrohej një...

Kallashi po largohet nga rrjetet sociale – Pse?

41 minuta më parë

Valltarja e njohur Kallashi përmes një postimi në InstaStory ka njoftuar se po largohet nga rrjetet sociale. Ajo ka bërë...

Martohet portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj

1 orë më parë

Është martuar ditën e sotme (e shtunë) portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj. Ai i ka dhënë fund beqarisë...

Një ditë para dasmës, Klea Hutës i ndodhë e papritura

1 orë më parë

Moderatores Klea Huta i ka ndodhur e papritura dhe atë një ditë para dasmës me këngëtarin, Elgit Doda. Përmes një...

Transformimi i Alma Bektashit lë pa fjalë

1 orë më parë

Trajnerja e “The Voice” dhe një nga zërat më të bukur e potent të muzikës shqipe, ka ndryshuar shumë. Këngëtarja...

Rudina Dembacaj përlot me fjalët prekëse për babain e ndjerë

2 orë më parë

  Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, është përmalluar për të atin e ndjerë. Këtë e ka treguar përmes një Instastory...

MË TË LEXUARAT

“Kërset grushti” në plazhin shqiptar ende pa filluar sezona- kjo është arsyeja

Angela Martini vjen me poza të reja

Kë do të donte ta shihte në ëndërr Duda Balje?

Përpara vdekjes, Tina Turner thuhet se shiti një katalog për afro 50 milionë euro

Rakiq i kërkoi KFOR-it të mos e lejonte kryetarin e ri të futej në Komunën e Zveçanit

Protestuesit i bëjnë “dhuratë” kryetarit të Leposaviqit

Kjo ngjyrë e syve është më e rralla në gjithë botën

Fifi po shijon pushimet me Adisin pak muaj pas lindjes

Deputetja britanike: Ndaj Kosovës po mbahet qëndrim i pabarabartë nga ndërkombëtarët

Numërohen mbi 95% të votave, ky është rezultati aktual në balotazhin e presidencialeve turke

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist