fbpx

Agnesa Vuthaj nuk e ka ndër mend ta lëshojë fronin e më të bukurës

nga Revista Kosovarja

Një nga vajzat më të bukura shqiptare ka filluar pushimet në një nga vendet më të bukura, në Maldives.

Fjala është për ish-missin Agnesa Vuthaj, e cila prej momentit kur e mori kurorën si më e bukura shqiptare nuk ka ndaluar së përfaqësuari denjësisht këtë titull, shkruan “Kosovarja”.

E bukur, e zgjuar, e qetë dhe shumë pozitive janë disa nga tiparet që e cilësojnë Agnesën.

Bukuroshja kohët e fundit është aktivizuar mjaft shumë në rrjete sociale, duke postuar kështu imazhe të ndryshme nga jeta e saj profesionale dhe private gjithashtu.

Së fundi ajo është arratisur në Maldive në shoqërinë e mikeshave të saj, e nga atje nuk kanë munguar pozat e shumta që ka sjellë për ndjekësit e saj.

Si duket bukuroshja nuk e ka ndër mend ta lëshojë fronin e më të bukurës shqiptare, a mendoni njësoj? /Kosovarja/


Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]