Lim Hoti dhe Alba Pollozhani në Ferma VIP 2 nisën një lidhje dashurie, ku u panë shpesh edhe në çaste intime.
Por me hyrjen e fermeres së re, Nenna, duket se ka ndërruar çdo gjë në këtë format, shkruan Insajderi.
Reperi siç shihet tani ka harruar Albën, derisa kohëve të fundit u pa shumë i afërt me Nenna.
E së fundmi, Alba shkoi dhe i zuri të përqafuar në shtrat, ndonëse ishin të zhveshur.
Situata agravoi kur fermerja ia hoqi jorganin duke i lënë të zbuluar, për t’i parë të gjithë.
“Për çfarë të dhashë besën. Më shiko në sy dhe më thuaj për çfarë ta dhashë besën. Kujtoj fjalët e tua”, tha ajo me tone të larta.
E Limi në anën tjetër iu drejtua se nuk kanë zënë besë me njëri-tjetrin për asgjë.
Alba e zhgënjyer nga e gjithë kjo u largua nga dhoma, duke i lënë sërish vetëm.