Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Agresioni”, ikona e repit shqiptarë vjen me “Aftësitë e mija”

nga Revista Kosovarja

Janë bërë shumë reper, por a ka rep të vërtet, përmbajtësor, cilësor dhe që shpreh revoltë.

Reperët që nuk i kanë ikur linjes së repit origjinal janë të pakët, e ndër ta edhe Malsor Sadiku, i njohur si “Agrsioni”, që është gjeneratë e rep artistëve që repin e kanë bërë me zemer dhe pa i shtuar doza të tepruara komercialiteti.

Edhe pse jeton në Houston të Teksasit, ai asnjëhere nuk i ka harruar rrënjet se prej nga vjen dhe origjina e repit të tij lidhet drejtpërdrejt me origjinen dhe prejardhjen e tij.

Moneytizer Paragrafi 4

Në çdo projekt të tij ka mesazhe, realitet dhe përqohet tamam fryma e zhanrit që e kultivon.

“Agresioni” ka nisur rrugën e muzikës në moshë shumë të re, që në vitin 2004, duke shkruar tekste dhe duke zgjedhur “mënyrën nëntoksore” për ta shfaqur talentin e tij në rep dhe hip-hop. E, muzika vazhdon të jetë pjesë e pa ndarë e jetës së tij.

Së fundi, rep artisti bashkë me K-Lay ka prezantuar projektin me titull “Aftësitë e mija”, ku shprehet rreth vetës, karrieres dhe aftësisë së tij në botën e muzikës. Teksti dhe muzika mbajnë vulën e tij, ndërkaq ai ka paralajmëruar edhe surpriza të reja tutje.

Muzikën e ka në zemër, por Malsor Sadiku posedon edhe biznesin e tij privat. Ai, shpreson se së shpejti do të godasë me projekte të reja.

https://youtu.be/YRh1kg_ew-Q

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]