Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ahmeti: A duhet me e thirrë ndonjë ambasador për me ju bo bashkë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka bërë apel liderëve të partive politike, që të bëhen bashkë për përpilimin e një pakoje ekonomike për rimëkëmbje pas pandemisë.

Mbi artikull

Sipas Ahmetit, pakoja e parë është gjysmake dhe e pamjaftueshme për Kosovën, dhe me këtë mund të ketë krizë të zgjatur ekonomike.

Ai është shprehur i habitur se si liderët s’po arrijnë të gjejnë dakordim për t’u takuar.

“A duhet me ju thirr ndonjë ambasadë me ju bo bashkë?”, ka shkruar ai.

Moneytizer Paragrafi 4

Postimi i plotë:

Me zbutjen potenciale të pasojave shëndetësore të virusit, shtohet presioni për pasojat ekonomike të kësaj pandemie. Cdo ditë vonesë në një pako intervenuese ekonomike e rrit koston më vonë. pra në qoftë se në fillim kanë qenë të nevojshme 100 milion për intervenim, sot nevojitet një shumë tepër me e madhe për të arritur efektet e njejta si 100 milionshi në fillim.

Pakoja e parë ekonomike e cila po zbatohet në mënyrë gjysmake është e pamjaftueshme në qoftë se nuk duam të shohim krizë të zgjatur ekonomike.

Nuk po mundem me e kuptu që nuk po ka hapësirë as me u taku subjektet politike per negociata për një pako të përbashkët.

A duhet me ju thirr ndonjë ambasadë me ju bo bashkë?

Kuptoni që këto kalkulime politike kanë pasoja në jetë njerëzish.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]